“Si u ndjeve kur të puthi Gimbo?”/ Mateo gjen “ngrohtësi” te Selin pas incidentit me Brikenën, si reagoi banorja (Video)

Pas incidentit të rëndë pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po kërkon ngushëllim dhe mirëkuptim duke bërë paralele me situata të ngjashme të ndodhura më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Ai ka zgjedhur të bisedojë me Selinën, duke e pyetur atë drejtpërdrejt mbi përjetimet e saj gjatë puthjes së parë me Gimbon, e cila gjithashtu u pasua nga një debat mes çiftit.

Mateo e ka pyetur banoren: “Për çfarë debatove ti me Gimbon pasi të puthi?”

Në përgjigjen e saj, Selin ka qenë mjaft e sinqertë duke treguar se, ndonëse e priste dhe e dëshironte një hap nga ana e tij, mënyra se si ndodhi e bëri të ndihej keq. Ajo i shpjegoi Mateos rëndësinë e të lënit të gjërave të rrjedhin natyrshëm dhe se si Gimbo kishte kërkuar ndjesë të thellë për veprimin e nxituar.

Selin u shpreh ekzaktësisht: “Më dëgjo, a jam ndjerë keq, jam ndjerë shumë keq! A doja unë vërtet të më puthte? Normalisht që prisja Gimbon me e bë hapin e parë. Përfundimi është që unë jam njëçik natyrë më ndryshe. Gimbo më tha ‘të kërkoj shumë falje nëse na ndjek familja jote, i kërkoi dhe familjes tënde se ndjehem shumë keq për ty, nuk e kisha qëllimin me të bë me u ndje keq’. Unë i thashë, ‘unë e kuptoj, nuk është se nuk është e ndjerë nga ana ime por dua që të ndodhi në mënyrë organike, kështu që okej, ta kam falur këtë herë, por në vazhdim të lutem mos tento më, dua të vijë në mënyrë organike’.”

Kjo bisedë tregon qartë përpjekjen e Mateos për të gjetur një ngjashmëri mes veprimit të tij impulsiv ndaj Brikenës dhe atij të Gimbos, ndoshta me shpresën se edhe situata e tij do të gjejë të njëjtën rrugëzgjidhje dhe falje nga ana e partneres në lojë.

Megjithatë, ndryshe nga rasti i Selinës, incidenti i Mateos ka përfshirë një mbyllje të gjatë në tualet dhe një reagim shumë më të fortë emocional nga ana e Brikenës.