“Si do ta vazhdojmë këtë marrëdhënie?”/ Mateo dhe Brikena diskutojnë pas incidentit: Nga sot e tutje…

Pas ngjarjes që shkaktoi tensione të forta dhe mbylljen e Brikenës në tualet gjatë mesnatës, dyshja më e komentuar aktualisht në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” është ulur për të sqaruar të ardhmen e raportit të tyre.

Diskutimi ka zbuluar hapur këndvështrimet e tyre të kundërta lidhur me afrimitetin fizik dhe kufijtë e vendosur brenda shtëpisë.

Nga njëra anë, Mateo është shprehur i frustruar nga pamundësia për të pasur kontakt fizik, duke argumentuar se sjellja e tyre e përditshme ngjan tashmë me atë të një çifti, ku e vetmja gjë që mungon është puthja.

Nga ana tjetër, Brikena ka mbrojtur fort qëndrimin e saj, duke theksuar se ndjenjat e saj janë shprehur publikisht, por hapat fizikë do të hidhen vetëm kur ajo të jetë plotësisht e bindur.

Pjesë nga ballafaqimi i tyre i tensionuar:

Mateo: Si do ta vazhdosh këtë marrëdhënie? Ti po thua që mund të vazhdosh të tentosh por do të puth unë kur ta shoh të arsyeshme kur ta ndjej unë thua ti. Unë s’të rri dot afër dhe mos të të puth.

Brikena: Një person që shpreh pëlqim para krejt shqiptarisë ‘unë kam pëlqim për këtë djalë’, ty ka rëndësi dmth nëse nuk duhet puthja kur do ti…

Mateo: S’është se po rrimë si dy të panjohur. Ne vetëm puthja na ndan me u quajt të dashur. Atë puthje që ti mua më pengon gjatë gjithë kohës.
Brikena: Po, atë puthje që unë kur e ndjej me e ba kur jam 100% e sigurt, kaq.

Përballë këtij muri të vendosur nga Brikena, Mateo ka marrë një vendim të prerë për të ndryshuar strategjinë e tij në këtë raport. Ai i ka komunikuar asaj se do të tërhiqet plotësisht nga çdo iniciativë, duke ia lënë asaj në dorë hapin e radhës:

Mateo: Meqë ti e do kështu, nga sot e tutje unë nuk do të bëj asnjë veprim. Meqë ti e do kështu, kur të duash, hajde afrohu, bëje…

Mbetet për t’u parë nëse ky vendim i Mateos do të sjellë një distancim të ftohtë mes dyshes, apo nëse do t’i japë Brikenës hapësirën e nevojshme për të marrë vetë kontrollin e situatës.