Pas ngjarjes që shkaktoi mjaft zhurmë, ku Brikena u mbyll në tualet në një gjendje të rënduar emocionale pas puthjes së papritur, dyshja ka zhvilluar një bisedë ballë për ballë për të sqaruar situatën.
Gjatë këtij diskutimi, Mateo i ka kërkuar llogari për reagimin e saj, duke u përpjekur të justifikojë veprimin e tij përmes afrimitetit të tyre të vazhdueshëm fizik dhe lojërave provokuese gjatë kërcimit.
Gjatë argumentimit të tij, ai theksoi se sinjalet e saj e bënë të besonte se puthja ishte e dëshiruar, pavarësisht se ajo nuk po e hidhte vetë hapin e parë:
“Pse u mërzite aq shumë? Duke parë afrimitetin që kemi pas përherë, përqafohemi, puthemi, më lejon me të përkëdhel gjatë gjithë kohës dhe këtu që po kërcenim ato lojërat që bëjmë bashkë dhe ti më shtyn, tërheq, refuzon me dorën para që ke qejf t’i bësh. Më puth në qafë, më puth për së dyti, kur më kape dhe me të dyja duart që do bëje sikur do më puthje në buzë që më puthe në hundë… dhe unë kur të shoh në sy dalloj që ti atë puthjen e do, por se merr guximin, normal do e marr guximin unë. Nuk mendoj që kam bërë ndonjë gjë të keqe.”
Përballë këtij justifikimi dhe leximit të tij të situatës, Brikena ka mbajtur një qëndrim mjaft të prerë.
Ajo i kujtoi Mateos një paralajmërim të qartë që i kishte bërë kohë më parë lidhur me kufijtë e saj, duke sjellë në vëmendje një situatë të ngjashme të ndodhur në shtëpi mes Gimbos dhe Selinës:
“Atëherë unë të kam thënë gjithmonë një fjalë, ma respekto fjalën. Mateo të lutem ma respekto fjalën. Dhe ti e di shumë mirë sa herë ka rënë tema e puthjes dhe kur e kemi pa Gimbon që ia ka rrëmbyer puthjen Selinit, të kam thënë ‘Mateo, me mua mos guxo ta rrëmbesh’.”
