Edhe pse rrugëtimi i tij në “Big Brother VIP 5” ka përfunduar, DJ Gimbo vazhdon të jetë i përfshirë në analizimin e dinamikave të shtëpisë.
I ftuar në panelin e “Goca dhe Gra”, ish-banori është pyetur rreth marrëdhënies së tij me Mirin dhe dyshimeve mbi një pëlqim të mundshëm të këtij të fundit ndaj Selinës.
“Për Mirin, ai Miri për mua është i njëjtë si brenda si jashtë. I njëjtë në mendime, veprime… Kur të dalë jashtë ndoshta takohem me atë.”
Megjithatë, situata mori një rrjedhë tjetër kur moderatorja Rozana Radi e pyeti drejtpërdrejt: “A mendon se ka pas ndjenja Miri për Selinën?”
Përballë kësaj pyetjeje, Gimbo u tregua i sinqertë dhe theksoi se ka vënë re lëvizje nga ana e Mirit që pas momentit të eliminimit të tij. Ndonëse ngre pikëpyetje për këtë afrimitet, ai zgjodhi të mos japë një gjykim përfundimtar pa e ballafaquar atë jashtë kamerave.
“Po, e kam vërejt prej që kam dalë unë ai mundohet apet me u afru afër saj. Nuk du shumë me paragjyku deri sa të dalë, ndoshta kur të dalë jashtë është pak më ndryshe, bisedon me mua, më i çeltë, aty brenda është i mbyllur, nuk tregon për veten. Ndoshta kur del, ma ndryshon mendimin.”
