Ish-banorja e BBVIP zbulon realitetin e eskortave VIP në Shqipëri

Gazetarja dhe ish-banore e “Big Brother VIP 5”, Sabina Mete, ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku rrëfeu eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe komentoi një temë më të ndjeshme: prania e eskortave në vendin tonë.

Në lidhje me deklaratat e fundit të Grida Dumës në “Top Story” mbi eskortat, Sabina shprehu opinionin e saj:

Një emër kanë ato, eskorta quhen. Eskortat e famshme i quajmë eskorta VIP. Ka lloj-lloj mënyrash për të nxjerrë atë lekun e shpejtë, për të bërë jetën që do, varet si do ta zgjedhësh dhe si do ta përdorësh trupin tënd. Nuk kam ndonjë gjykim, të them të drejtën.”

Ajo shtoi se, megjithëse numri i tyre është rritur dukshëm, secili ka rrugën e vet dhe vetë riskun që merr. Për sa i përket jetës së shtrenjtë të disa vajzave që punojnë si eskorta VIP, Sabina tha:

Nuk mund të kesh një rrogë nën 1 mijë euro dhe të bësh një jetë luksi dhe të shkosh në Mykonos apo kudo tjetër. E kuptojmë që disa gjëra luksi janë të vështira për t’u arritur me pagat që kemi, ndaj pjesa më e madhe e objekteve luksoze janë ‘fake’.”

Mes komenteve të saj, Sabina tregoi se situata e vajzave që jetojnë në luks përtej mundësive të tyre ekonomike është komplekse, por gjithashtu duhet kuptuar konteksti i jetës së tyre dhe zgjedhjet personale.