Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Xen Oruçi, ka surprizuar jo pak publikun me një deklaratë të fundit lidhur me jetën e tij private dhe strategjinë që ndoqi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I ftuar së fundmi në një intervistë për ekranin e MCN, Xeni ka zbuluar një të vërtetë që e kishte mbajtur të fshehtë gjatë gjithë rrugëtimit të tij në reality show.
I pyetur se si i ka ecur me vajzat pas daljes nga “Big Brother”, ai u përgjigj prerë, duke zbuluar statusin e tij aktual: “Me gocat jo mirë, jam i lidhur.”
Por surpriza e vërtetë erdhi kur u pyet nëse kjo lidhje ekzistonte edhe gjatë kohës që ai ishte pjesë e spektaklit. Ish-banori pranoi hapur se kishte gënjyer për statusin e tij, duke u hequr si “single” për të pasur më shumë liri veprimi në lojë dhe për të krijuar dinamika.
“Po, isha i lidhur që në Big dhe është një nga gjërat për të cilat kam gënjyer që nuk jam i lidhur, për të luajtur… arrita të bëj disa flirte. E dashura më ka lënë nja dy herë për ca gjëra që kanë ndodhur aty. Kur dola, isha prapë me të“, tregoi ai.
Ky rrëfim i sinqertë tregon edhe një herë se sa larg mund të shkojnë banorët me strategjitë e tyre për të tërhequr vëmendje brenda shtëpisë, shpesh duke rrezikuar edhe raportet e tyre më të rëndësishme jashtë izolimit.
