Në një intervistë për “X Radio”, Romeo Veshaj ka folur rreth rrugëtimit të tij në formatin televiziv “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë bisedës, ai ka ndarë me dëgjuesit një këndvështrim të ri lidhur me këtë aventurë, duke treguar hapur se si e sheh tani këtë vendim.
I pyetur nëse është penduar për pjesëmarrjen, ai ka theksuar se nëse do të ishte në një moment të dytë për të bërë zgjedhjen, nuk do të ishte bërë pjesë e shtëpisë.
Aktori pranoi natyrën e tij në kërkim të adrenalinës, por e cilësoi programin si një ambient jo fort të përshtatshëm për të:
“Bigu nuk ishte një eksperiencë për mua. Tani që e mendoj do ia kisha kursyer vetes. Jam njeri që dua të provoj emocione të forta. E provova por nuk ishte për mua. Gjithsesi ngelet një eksperiencë që vjen njëherë në jetë.”
Kujtojmë se rrugëtimi i Romeos në këtë reality show ka qenë një nga më të komentuarit e atij edicioni, duke e vendosur atë shpesh në qendër të vëmendjes dhe dinamikave të lojës, ndonëse pas daljes, ai vetë e konsideron si një kapitull të cilin do të preferonte të mos e kishte hapur.
