Plas skandali: Neda Balluku me akuza të forta ndaj psikologes për djalin e saj

Procesi i ndarjes mes Neda Ballukut dhe ish-partnerit të saj, Ogren, është shoqëruar së fundmi me një zhvillim të ri që përfshin pretendime për shkelje të procedurave ligjore.

Këtë herë, vëmendja publike është përqendruar te një vlerësim psikologjik i djalit të tyre të mitur.

Përmes një reagimi të drejtpërdrejtë, Balluku ka ngritur akuza ndaj një psikologe klinike, duke deklaruar se kjo e fundit ka zhvilluar një intervistë dhe ka hartuar një raport për të miturin pa marrë pëlqimin e saj si nënë dhe pa pasur një vendim përkatës nga gjykata.

Ajo e ka konsideruar këtë si një abuzim profesional dhe ka paralajmëruar ndjekjen e çështjes në instancat ligjore.

Në deklaratën e saj të plotë, Balluku shprehet:
Përshëndetje të gjithëve. Kam në dorë një raport vlerësimi psikologjik që i është bërë djalit tim të mitur që i është bërë nga një psikologe që quhet Redina Balla, pa dijeninë dhe pa miratimin tim si nënë. Që të intervistohet një i mitur duhet të kesh miratimin e të dy prindërve ose një vendim gjykate. Zonja Balla nuk ka patur asnjë nga të dyja, ka intervistuar tim bir pa dijeninë e nënës. Dua të theksoj që ky raport nuk më dëmton mua në asnjë lloj forme, nuk ka të bëjë me mua. Do kërkoj me ligj çdo gjë kundër kësaj psikologe, për abuzim ndaj të miturve. E bëj publike këtë gjë sepse imagjino çfarë mund të ndodhë me fëmijët dhe prindërit që nuk kanë backgroundin tim (dijen). Dua vetëm të them që unë do ndjek ligjërisht çdo njeri që abuzon, dëmton dhe që shkel mbi parimet e të drejtës, ligjit dhe gjithçka që mua si prind më takon. Ky nuk është shantazh vetëm vënie në dijeni.”

Theksojmë se, në proceset e zgjidhjes së martesës, trajtimi dhe vlerësimi psikologjik i fëmijëve mbetet një procedurë tejet e ndjeshme që kërkon respektimin e protokolleve strikte, ndërsa deri në këto momente nuk ka pasur një përgjigje publike nga pala tjetër apo nga vetë psikologia e përmendur lidhur me këto pretendime.