“Iu fute burrit të martuar mes këmbëve…”/ Selin shpërthen ndaj Juelës: Ia ke future në gojë

Një debat i nisur fillimisht mes Selinës dhe Rogertit në ambientet e jashtme të shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ka marrë një rrjedhë tjetër pas ndërhyrjes së Juelës.

Kjo e fundit u afrua dhe qëndroi në këmbë pranë divanit ku ishte ulur Rogerti, veprim që u prit me një reagim të ashpër nga Selin.

Pasi i kërkoi të largohej dhe të mos bëhej pjesë e një debati që nuk i përkiste, situata mes dy banoreve u përshkallëzua shpejt. Selin e akuzoi Juelën se po bën “luftërat” e Rogertit, ndërsa diskutimi kaloi në ofendime të rënda personale dhe përmendjen e seancave psikologjike.

Ti duhet t’a dish më mirë se shkon rregullisht te psikologia, e di shumë mirë ça është presioni psikologjik,” — i tha Selin gjatë debatit.

Në kulmin e përplasjes dhe përballë refuzimit të Juelës për t’u larguar, Selin iu drejtua asaj me fjalor mjaft të ashpër:

“Ua, ua, iu fute burrit të martuar në shalë, iu fute mes këmbëve, ia ke fut në gojë. Ia ke futur vithet në gojë, shtyhu andej.”

Ndaj këtyre akuzave, Juela u kundërpërgjigj duke i qëndruar përballë dhe duke theksuar:
Si nuk të vjen turp moj. Si nuk të vjen turp, sa e pisët je. Femër e pisët në tru.”