Thashethemet për një romancë të mundshme mes Xhodit dhe Kristit kanë qarkulluar prej kohësh në botën e medias rozë.
Edhe pse dyshja nuk e ka pranuar ende publikisht dhe zyrtarisht lidhjen e tyre, postimet e fundit në rrjetet sociale duket se e kanë konfirmuar atë më mirë se çdo deklaratë.
Gjatë këtyre ditëve, si Xhodi ashtu edhe Kristi kanë qenë mjaft aktivë në Instagram, duke ndarë me ndjekësit foto nga pushimet e tyre.
Por, ajo që u ka rënë në sy menjëherë fansave të mprehtë është një detaj mjaft domethënës. Të dy kanë postuar fotografi të shkrepura pikërisht nga i njëjti vend: një stol druri me një pamje mjaft piktoreske në sfond.
Ky “koincidencë” nuk i ka shpëtuar syrit të publikut, i cili ka nxitur spekulimet se dyshja po shijon pushimet së bashku në të njëjtin shtet.
Ndonëse janë përpjekur të jenë diskretë duke mos u shfaqur në të njëjtën foto, ky detaj i vogël, por i fuqishëm, duket se ka “tradhtuar” sekretin e tyre.
Tashmë, mbetet për t’u parë se kur do të jetë momenti që Xhodi dhe Kristi do të vendosin të dalin “hapur” dhe të zyrtarizojnë lidhjen e tyre para publikut.

Screenshot
