“Skandali i rrobave” në BBV/ Pas Inës, edhe Livia akuzon Brikenën për sendet personale

Debati për “vjedhjen” apo përdorimin pa leje të sendeve personale brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha.

Vetëm pak ditë pas deklaratave të forta të Ina Aderit, një tjetër ish-banore ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të dalë publikisht me akuza konkrete.

Bëhet fjalë për Livia Lozin, e cila ka shenjestruar drejtpërdrejt Brikenën për përvetësimin e rrobave të saj.

Përmes një postimi në Instastory, Livia ka publikuar një foto krahasuese ku shihet Brikena brenda shtëpisë duke veshur një fund të bardhë, i cili sipas Livias, është i saji.

Ish-banorja u shpreh se fillimisht hezitoi të reagonte pasi i dukej e ulët të fliste për tema të tilla, por situata ka kaluar çdo limit.

Ajo theksoi se përdorimi i sendeve të saj nga Brikena ndodhte që kur ishte brenda shtëpisë, ndonëse nuk është transmetuar, dhe po vazhdon edhe tani që ajo ka dalë, pasi rrobat nuk i janë dorëzuar në produksion. Sipas saj, Brikena po mban për vete fundin, atletet dhe shumë gjëra të tjera.

Por Livia nuk u ndal me kaq, duke e kaluar debatin në një nivel shumë më personal. Ajo i rikujtoi Brikenës ofendimet që i ka bërë për pamjen fizike, duke e paralajmëruar ashpër:

I them Brikenës kur të më ofendosh mua për dhëmbët dhe për gjatësinë, duhet të sigurohesh që mos të përdorësh gjërat e mia dhe mos të futësh duart në gjërat personale të tjetrit!

Postimin e saj ajo e mbylli me një ironi, duke i bërë thirrje të ketë kujdes me “veset”, pasi nuk i shkojnë imazhit të një “vajze shembullore”.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një ish-konkurrente ngre akuza të tilla publike, duke shtuar dyshimet mbi atë që ndodh realisht në garderobën e përbashkët të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.