Krijimi i raporteve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” shpesh ndiqet me interes dhe komentohet gjerësisht jashtë saj.
Së fundmi, vëmendja ka rënë mbi dinamikën mes Mateos dhe Brikenës, pas një deklarate mjaft të drejtpërdrejtë të bërë në rrjetet sociale.
Ka qenë Zebervoki, i cili përmes një postimi në “InstaStory”, ka shprehur hapur mendimin e tij rreth kësaj dyshjeje, duke mos i kursyer kritikat për mënyrën se si ata po e menaxhojnë marrëdhënien e tyre në ekran.
Në reagimin e tij, ai shkruan:
“Nuk di domethënë po Zot na fal ‘çift’ më i shpifur se Mateo me atë Brikenën s’kam parë ndonjëherë. Mateo fiks si ato dedet që i lëpihen para mbrapa një femre sikur s’kanë parë femër me sy ndërsa Brikena fiks prerja atyre që kanë 700 dhe e mbajnë njërin si zar sa me thënë kam partner!”

Kujtojmë se dyshja Mateo-Brikena është kthyer në një nga temat e diskutimit të këtij edicioni, duke shkaktuar shpesh ndarje reagimesh dhe komentesh jo vetëm nga ndjekësit, por edhe nga personazhe të ndryshëm të hapësirës online.
