“Ti tradhtar…”/ Ja si reagoi Mateo & Brikena pas eliminimit të Gimbos, plasin komentet

Spektakli i mbrëmshëm i “Big Brother VIP” solli eliminimin e papritur të Dj Gimbo, i cili humbi televotimin kokë më kokë përballë Brikenës.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur një valë të madhe reagimesh ka qenë pikërisht sjellja e Brikenës dhe Mateos menjëherë pas përfundimit të “Prime-t”.

Pasi shtëpia u qetësua nga emocionet e mbrëmjes, dyshja ka zgjedhur të dalë para kamerave për t’i dërguar një mesazh publik ish-banorit të sapoeliminuar.

Me një ton mjaft paqësor dhe duke u përpjekur të tregojnë sportivitet, ata i kanë shprehur vlerësimin e tyre Gimbos, duke e justifikuar gjithë përplasjen thjesht si një dinamikë loje.

Gimbo nëse na sheh, shumë respekte për ty. Të vlerësoj shumë si çun, sinqeritetin, shoqërinë… respektin më të madh. Për hir të lojës dhe për hir të situatës u detyruam të viheshim në këtë vështirësi dhe prapë e treguan që e zgjodhëm ta diskutonim me diplomaci. Bashkë takohemi jashtë,” – janë shprehur ata, duke e mbyllur mesazhin duke bërë një shenjë zemre me duar së bashku.

Megjithatë, ky gjest i tyre nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit në rrjetet sociale. Përkundrazi, kjo video ka shkaktuar një lumë komentesh negative dhe lumë kritikash ndaj Mateos dhe Brikenës. Publiku e ka cilësuar këtë veprim si hipokrizi dhe nuk i ka kursyer ofendimet në seksionin e komenteve.

“Mos e përmend Gimbon ti tradhtar,” “S’ka nevojë Gimboja për ju,” dhe “Jashtë harroje ti të takohesh me atë,” – kanë qenë disa nga komentet më të spikatura të fansave, të cilët duket se nuk ua falin “lojën” që ata bënë kundër tij.