Dinamikat e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” kanë shkaktuar debate të forta jo vetëm mes banorëve, por edhe në studion e spektaklit.
Aludimet e opinionistëve për një afrimitet të mundshëm apo shkëndija romance mes Juelës dhe Rogertit nuk janë pritur aspak mirë nga reperi i njohur G Bani, i cili ka shpërthyer në një reagim të ashpër publik.
Përmes një postimi në Instastory, ku ka publikuar një foto të opinionistit Arbër Hajdari gjatë transmetimit “Live”, G Bani i ka dalë në mbrojtje Juelës duke akuzuar studion për sulme të padrejta.
Ai u shpreh i revoltuar që asaj nuk po i jepet hapësira e duhur për të mbrojtur veten përballë këtyre komenteve. “Sa të shpifur baheni kur sulmoni Juelën apo cilën do Juelë, pa i dhan mundësinë të mbrojë veten e saj kundër aludimeve të paskrupullta që lëshoni prej goje,” – ka shkruar reperi, duke mos i kursyer aspak tonet e ashpra.

Duke hedhur poshtë kategorikisht çdo zë për një lidhje të mundshme mes dy banorëve, G Bani e mbylli reagimin me një “këshillë” mjaft thumbuese: “Kujdes mos të putheni ju në studio me njani tjetrin, se Juela nuk ka dhan shenja të tilla dhe as Rogerti.”
