Vidhet Instagrami i Rogertit, bëhet ky postim (Foto)

Dinamikat e “Big Brother VIP” shpesh i kalojnë kufijtë e shtëpisë, duke u kthyer në një “luftë” të vërtetë virtuale mes fansave dhe anti-fansave në rrjetet sociale.

Së fundmi, pre e një sulmi të tillë ka rënë banori i shtëpisë, Rogert Sterkaj, të cilit i është vjedhur llogaria e tij zyrtare në Instagram.

Për disa kohë, profili i tij nuk ka qenë në kontrollin e familjarëve apo personave që e menaxhojnë. Megjithatë, pas një përpjekjeje të vazhdueshme, llogaria është rikthyer me sukses.

Menjëherë pas rimarrjes së kontrollit, në Instastory-n e Rogertit është bërë një postim ku shpjegohet situata dhe i jepet një mesazh i qartë atyre që qëndrojnë pas këtij sulmi:

Përshëndetje të gjithëve !!! Pas një beteje të vështirë e rikthyem Instagramin përsëri. Nuk do lejojmë që urrejtja e disa njerëzve të mbizotërojë mbi dashurinë që shumica prej jush kanë për Rogertin. Faleminderit të gjithëve për mesazhet pozitive. We are back !!!!”


Ky veprim tregon edhe një herë presionin e madh që përjetojnë personazhet dhe familjarët e tyre jashtë shtëpisë, ku shpesh “lojërat” e fansave përfshijnë deri në mbylljen apo vjedhjen e profileve zyrtare.