Pas Big Brother-it, rrëfehet Greta: “Babai s’më foli për…”

Greta Kazazi, pas rrugëtimit të saj në “Big Brother Albania”, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku zgjodhi të hapte zemrën dhe të ndante disa nga sfidat më të forta që ka kaluar në jetën private.

Përtej shkëlqimit të ekranit, ajo zbuloi se përballja me familjen për zgjedhjet e saj në karrierë ka qenë mjaft e dhimbshme.

Gjatë intervistës, Greta tregoi se hyrja në botën e medias dhe të modës i kushtoi një krisje të përkohshme me të atin, i cili ishte kategorikisht kundër.

“Babi nuk ka pranuar që unë të isha në botën e medias dhe nuk kam folur për dy muaj me të. Unë isha në Turqi duke marrë pjesë në konkurs bukurie dhe ai nuk më hapte telefonin,” – u shpreh ajo.

Por sfidat nuk mbarojnë këtu. Ish-banorja u shpreh mjaft e prekur kur biseda kaloi te nëna e saj, duke zbuluar se problemet e saj shëndetësore kanë qenë një nga goditjet më të mëdha psikologjike.

“Një moment tjetër i vështirë ka qenë gjendja e mamit. Nuk ka qenë mirë me shëndetin dhe e kam përjetuar disi… Tani është me kontrolle. Unë mamin e kam pikë të dobët.”

Ky rrëfim i sinqertë nxori në pah një anë tjetër, shumë më njerëzore dhe të ndjeshme të Gretës, duke treguar se pas dritave të skenës dhe komenteve në rrjet, fshihen shpesh beteja dhe sakrifica të mëdha familjare.