Përplasja mes këngëtarit Gjesti dhe shtëpisë diskografike “ONIMA” po merr përmasa të paprecedenta, duke përfshirë tashmë edhe një pjesë të madhe të showbizit shqiptar në dyert e gjykatave.
Pasi një sërë artistësh të njohur i dolën publikisht në mbrojtje Gjestit, pronari i ONIMA-s, Erkand Shabani, ka marrë masa drastike ligjore kundër tyre.
Përmes një deklarate të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Shabani bën me dije se ka denoncuar zyrtarisht në polici dhe në organet kompetente personazhet publike që e mbështetën këngëtarin.
Ai i akuzon ata se po keqpërdorin ndikimin e tyre te masat për të arsyetuar dhunën dhe relativizuar krimin.
“Artistë të ndryshëm… janë bërë pjesë e një fushate për arsyetimin e dhunës, përmes shpifjeve dhe mashtrimeve. Duke pasur parasysh se këto janë figura me ndikim publik, kjo e shumëfishon rrezikun ndaj meje dhe ndaj kompanisë ONIMA,” – shkruan Shabani në reagimin e tij.
Në listën e VIP-ave të paditur figurojnë emrat më të lakuar të momentit: Yll Limani, Tayna, Zanfina Ismajli, Vesa Luma Xheneta Fetahu, G Bani, Oriola Marashi, Besa Kokëdhima, Pleurat Zeksylaj.
Shabani e mbyll deklaratën e tij duke theksuar në mënyrë të prerë se me këta emra tashmë do të merret “vetëm përmes institucioneve dhe padive përkatëse”.
