Familja e Gimbos me deklaratë publike pasi banori u tall me fytyrën e Brikenës: “Kërkojmë falje…”

Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ndonjëherë kalojnë kufijtë e lojës dhe humorit, duke shkaktuar reagime të forta jashtë saj.

së fundmi, një veprim i Dj Gimbos, i cili u pa duke imituar dhe tallur mimikat e fytyrës së Brikenës, ka ngjallur jo pak kritika në rrjetet sociale.

Përballë kësaj situate që nisi të merrte përmasa negative, familjarët e Gimbos (të cilët menaxhojnë llogarinë e tij) kanë vendosur të ndërhyjnë për të qetësuar gjakrat, duke publikuar një ndjesë zyrtare në Instastory-n e tij.

Përmes një deklarate, ata theksojnë se qëllimi nuk ka qenë aspak ofendues dhe e justifikojnë veprimin me kushtet e rënda të formatit:

“Si familja e Gimbos, kërkojmë falje nëse imitimi me mimika ndaj Brikenës është kuptuar keq apo ka lënduar atë dhe familjen e saj. Besojmë që nuk ka qenë qëllimi i tij të ofendojë apo të nënçmojë askënd.”

Ata ritheksojnë se respekti ndaj çdo njeriu dhe familjeje është thelbësor për ta, duke e mbyllur mesazhin me një falje të sinqertë.