Familja dhe njerëzit e zemrës jashtë shtëpisë janë gjithmonë një “vijë e kuqe” për banorët e “Big Brother VIP”, dhe kalimi i kësaj vije sapo ka shkaktuar një nga debatet më të ashpra të këtij edicioni.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, situata ka degraduar në një përplasje shumë të fortë mes Mirit dhe Malit. Shkak është bërë përmendja e bashkëshortes së Mirit nga ana e Malit, gjë që e ka nxjerrë këtë të fundit plotësisht nga vetja.
Miri e ka akuzuar ashpër Malin se po përdor martesën e tij si mjet për të marrë vëmendje në lojë, duke e përballur me pyetje mjaft të drejtpërdrejta dhe të tensionuara.
Miri: “Ti ke hapur Big Brother-in me gruan time. Ky do mbahet mend. Gjëja që mbahet mend më shumë për ty është gruaja ime. Ti përmende gruan time, gruan time e ke përmend ti!”
Mali (i habitur nga reagimi): “A je në rregull more?”
Miri: “Ti me gruan time çfarë do? Ore ti përmend gruan time, çfarë ke me gruan time? Po të pyes, a e do? Pse e përmend gruan time? A e do? Po ose jo?”
Debati nuk është ndalur me kaq. Miri i ka vendosur një ultimatum të prerë dhe paralajmërues Malit, duke i bërë të qartë se nëse kjo situatë përsëritet, hakmarrja e tij do të jetë personale:
“Po e përmende prapë martesën time, do të përmend gjërat e tua personale dhe nuk do të kursej më!”
