Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” i vë shpeshherë banorët në provë, dhe këtë herë ishte radha e Dj Gimbos për t’u përballur me disa pyetje nga “Vëllai i Madh”.
Gjatë këtij mini-testi të njohurive, një nga pyetjet që e ka vendosur në vështirësi banorin ishte pikërisht data e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Ndonëse datën dhe muajin e mbante mend saktë, Gimbo u bllokua te viti, duke dhënë përgjigje të gabuara para se të dorëzohej me humor.
“Më 17 shkurt 2007… 2009, kuku për mu,” – u shpreh ai, duke e kuptuar vetë situatën komike në të cilën po ndodhej.
Siç dihet historikisht, Kosova e ka shpallur Pavarësinë më 17 Shkurt të vitit 2008. Ky lapsus i Gimbos, i shoqëruar me reagimin e tij epik, është shpërndarë nga ndjekësit e programit.
