Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është përfshirë së fundmi në një sfidë interesante, ku “Vëllai i Madh” ka testuar njohuritë e përgjithshme të banorëve.
Pas situatave komike dhe lapsuseve, gara ka vazhduar për të kurorëzuar më të diturin e shtëpisë.
Pas një sërë pyetjesh sfiduese që vunë në provë kulturën e përgjithshme të secilit, gara ka nxjerrë në pah tre më të mirët, duke shpallur fitues absolut të kësaj sfide Mirin.
View this post on Instagram
Ai arriti të dominojë lojën duke dhënë përgjigjet më të sakta.
Në vendin e dytë të kësaj gare u rendit Edisa, ndërsa podiumin e mbylli Artani, i cili arriti të pozicionohej i treti.
