Pas quiz-it të djeshëm, Landi Hysa ironizon Selin: “Shumë inteligjente…”

Sfida e kulturës së përgjithshme në “Big Brother VIP” vazhdon të prodhojë reagime të forta jashtë shtëpisë.

Pasi Selin u bë kryefjala e rrjetit për shkak të përgjigjeve të saj të gabuara, ka ardhur një reagim mjaft thumbues nga rrethi shoqëror i Mirit, rivalit të saj në shtëpi.

Landi Hysa ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku dëgjohet teksa ndjek me vëmendje banorët në ekran dhe përsërit vazhdimisht me tone të theksuara sarkazme:

Miri është shumë inteligjent për moshën që ka… Shumë inteligjent Miri për moshën që ka. Miri, Miri dhe vetëm Miri.”

Kjo frazë nuk është zgjedhur aspak rastësisht! Është një “kunjë” e drejtpërdrejtë ndaj Selinës. Gjatë rrugëtimit të saj në BBV, vajza është lavdëruar shpesh nga banorët e tjerë dhe opinionistët në studio pikërisht me frazën standarde: “Selina është shumë inteligjente dhe e pjekur për moshën që ka”.

Përmes kësaj videoje, miku i Mirit ka dashur të theksojë kontrastin mes atyre lavdërimeve dhe gafave të saj në quiz-in e fundit, duke lënë të kuptohet se titullin e “më të zgjuarit” e meriton Miri (i cili në fakt u shpall edhe fitues i sfidës së pyetjeve nga Vëllai i Madh).