Sfida e kulturës së përgjithshme nga “Vëllai i Madh” mund të ketë shkaktuar të qeshura pafund, por për disa nga banorët faturat kanë filluar të vijnë menjëherë.
Duket se publiku nuk ua ka falur mungesën e informacioneve bazike, dhe dy më të goditurit nga kjo situatë janë pikërisht Mateo dhe Selin.
Për Mateon, i cili nuk diti të përgjigjej saktë për ngjyrat e ylberit apo emrin e Nënë Terezës, pasojat janë përkthyer drejtpërdrejt në numra.
Vetëm pak orë pas përfundimit të sfidës, ai ka pësuar një rënie të menjëhershme, duke humbur të paktën 400 ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.
Nga ana tjetër, situata paraqitet edhe më e tensionuar për Selinën. “Kampionia” e përgjigjeve të gabuara (që nga shekulli me 15 vite e deri te bananet për nuset) po përballet me një lumë kritikash të ashpra në profilin e saj.
Ndjekësit e kanë kryqëzuar duke i rikujtuar me ironi deklaratat e saj të mëparshme brenda shtëpisë, ku i shprehej Brikenës se “ka lexuar shumë libra”.



Siç shihet qartë edhe nga komentet e publikuara, ndjekësit janë shprehur të zhgënjyer dhe pa doreza:
“Kjo vajza e zgjuar doli groppppppppppp.”
“Ato librat si i kishte lexu kjo, me sy mbyllur?”
“E tmerrshme si nuk dije sa vite ka një shekull, turp sa më ke zhgënjyer 😢”
“Selin u përplas me fytyrë në tokë… le të vazhdojë të vizatojë më mirë, se për libra ishte larg.”
Kjo valë reagimesh tregon qartë se ndërsa disa gafa mund të kthehen në “meme” për të qeshur, mungesa e theksuar e njohurive mund të kthehet në një autogol të vërtetë për imazhin dhe mbështetjen e publikut jashtë shtëpisë.
