Mali e pëson keq, ngec brenda tavolinës/ Momenti kur kërkohet ndihma e banorëve (Video)

Një moment epik ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Mali, i cili shpesh spikat për fizikun e tij, ka shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë dhe publiku pas një veprimi të pamenduar mirë.

Me sportivitet dhe duke besuar te forca e muskujve të tij, ai vendosi të futej vetë brenda një vrime në mesin e tavolinës së shtëpisë. Por, situata mori një kthesë kur Mali kuptoi se plani i tij dështoi dhe nuk po dilte dot më prej andej me forcat e veta.

Pasi tentoi disa herë pa sukses, ai u detyrua të dorëzohej dhe të kërkonte ndihmën e banorëve të tjerë që ndodheshin pranë për ta nxjerrë jashtë.

E gjithë kjo skenë epike u shoqërua me të qeshura brenda shtëpisë, duke u kthyer menjëherë në një nga videot më virale të rrjetit për këtë edicion.