Ja kush është banori me më shumë gafa gjatë testit të inteligjencës

Sfida e kulturës së përgjithshme dhe inteligjencës në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka nxjerrë zbuluar nivelin e njohurive të banorëve, duke na dhuruar njëkohësisht shumë të qeshura dhe disa rezultate të pritshme.

Pas një numërimi të kujdesshëm të përgjigjeve (dhe atyre të gabuara), tashmë kemi një “kampione” për gafat, si dhe podiumin me tre banorët më të përgatitur të shtëpisë.

Banorja me më shumë gafa: Ashtu siç u vu re gjerësisht edhe nga reagimet e publikut në rrjet, Selin u shpall zyrtarisht banorja që ka dhënë numrin më të madh të përgjigjeve të gabuara.

Me “perlat” e saj si “shekulli ka 15 vjet” apo “të sapomartuarve u hidhen banane”, ajo padyshim i dha një tjetër ngjyrë kësaj sfide, ndonëse humbi thellë në pikë.

Nga ana tjetër, gara për vendin e parë ishte më serioze dhe nxori në pah tre banorët me kulturën më të gjerë të përgjithshme. Renditja e më të mirëve nga “Vëllai i Madh” është si më poshtë:

Vendi i parë: Miri (U shpall fituesi i kësaj sfide, duke konfirmuar edhe një herë zgjuarsinë për të cilën shpesh lavdërohet).

Vendi i dytë: Edisa.

Vendi i tretë: Artani.