Detaji që “tradhton” Elijonën dhe Klodin, kapen ‘mat’ në të njëjtën shtëpi! (FOTO)

Fansat e “Big Brother VIP Kosova” kanë “sy shqiponjë” dhe asgjë nuk mund t’u shpëtojë!

Së fundmi, rrjeti po zjen nga thashethemet se Elijona dhe Klodi kanë nisur një romancë jashtë shtëpisë dhe, me sa duket, po kalojnë kohë (ose po jetojnë) në të njëjtin ambient.

Gjithçka ka nisur nga postimet e tyre të fundit në rrjetet sociale. Siç shihet qartë edhe nga fotot, Elijona dhe Klodi kanë publikuar pamje nga e njëjta banesë.

Mobiljet e kuzhinës, ndriçimi në tavan dhe struktura e dhomës përputhen plotësisht, duke i nxjerrë “zbuluar” para ndjekësve të tyre të vëmendshëm.

Kujtojmë se dinamika mes tyre brenda shtëpisë së BBVK ishte mjaft e komentuar. Elijona shprehu hapur pëlqimin e saj për Klodin, por u përball me refuzimin e tij, i cili e justifikoi këtë me faktin se kishte një lidhje pezull jashtë.

Megjithatë, gjërat morën një kthesë të papritur pas finales. Gjatë spektaklit “Post BBVK”, pasi u mësua se lidhja e tij jashtë kishte marrë fund, Klodi pranoi publikisht se edhe ai kishte pasur pëlqim për Elijonën gjatë lojës, por kishte zgjedhur të mos e pranonte.

Mesa duket, liria jashtë kamerave u ka dhënë mundësinë dyshes të njihen më mirë dhe të jetojnë atë që lanë përgjysmë brenda shtëpisë së famshme.