Deklaratat e forta/ Landi i mbyll gojën babait të Selinës dhe reagon për sulmet ndaj Mirit

Dinamikat e “Big Brother VIP Albania” nuk po luhen vetëm brenda mureve të shtëpisë. Pasi babai i Selin Bollatit, Jeton Bollati, theksoi në “Fan Club” se nuk ishte bërë aspak pishman për komentet e tij të ashpra e të vazhdueshme ndaj Mirit, ka ardhur një përgjigje plot klas nga miku i këtij të fundit, Roland Hysi.

Në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria Live”, Landi e bëri të qartë se rrethi i Mirit ka zgjedhur një rrugë tjetër: atë të injorimit të sulmeve të jashtme dhe ruajtjes së qetësisë. Ai theksoi me forcë se familjarët nuk duhet të bëhen pjesë e lojës.

Landi theksoi se familja e Mirit ka zgjedhur të qëndrojë jashtë kësaj vorbulle dhe e njëjta gjë duhet të ndodhë nga të gjitha palët.

Duke theksuar se Miri po sulmohet padrejtësisht nga të gjitha anët, ai shtoi:

Miri ka dalë nga krevati. Po bën lojën e tij. Po sulmohet si brenda, edhe jashtë. […] Asnjë komunikim me familjen e Selin. Nuk do i kundërpërgjigjemi me të njëjtën monedhë, sepse nuk ka sens.”

Krenaria më e madhe për Landin ishte performanca e mikut të tij në testin e kulturës, që theksoi kontrastin e fortë mes dy kampeve (kujtojmë që Selin doli e fundit).

Ajo që mua më bëri shumë të lumtur, ishte fakti që Miri doli i pari në quiz. E dija që Miri është një djalë me shumë botë… Jemi shumë të përulur, por sulmeve do u shmangemi në maksimum.”

Për deklaratat e Jeton Bollatit, Landi tha se nuk ka më asnjë koment, duke i cilësuar si “mllef të akumuluar” që nuk ia vlen të kthehen në tituj portalesh.

Përmes kësaj deklarate, Landi tregoi mbështetjen maksimale për Mirin, duke u treguar të gjithëve se vlera e vërtetë tregohet me fakte dhe edukatë, e jo me sulme verbale jashtë lojës.