Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në “Big Brother VIP Albania”, Brikena ka shprehur hapur dëshirën për të ndërprerë rrugëtimin e saj në këtë format.
Shkak për këtë kërkesë janë bërë ofendimet e vazhdueshme dhe gjuha e rëndë e përdorur mes banorëve.
Në momentin kur moderatori Ledion Liço i dha fjalën për të dhënë mendimin e saj rreth ofendimeve që Greta i bëri Juelës (të cilat sollën edhe përjashtimin e kësaj të fundit), Brikena shfrytëzoi hapësirën për t’i bërë një kërkesë të drejtpërdrejtë publikut.
“Unë si fillim dua t’i bëj thirrje publikut edhe ju kisha lutur, nëse ka mundësi në këtë nominim që jam unë, kisha dashur të më nxjerrin jashtë. Në qoftë se Big Brother është ky, të bëhen ofendime dhe gjithmonë t’i diskutojmë këto ofendime të rënda, unë nuk dua të jem më pjesë e Big Brother-it në këtë mënyrë. Kështu që i kisha bërë thirrje personave për televotimin që thjesht të më largojnë, se nuk dua të jem pjesë,” – deklaroi ajo.
Kjo dalje jashtë teme solli reagimin e menjëhershëm të Monikës, e cila e ndërpreu e acaruar, duke i kërkuar që t’i përgjigjej pyetjes fillestare: “Moj Brikena, më fal një sekondë, lëre televotimin ore, çfarë i tha Greta asaj…[për këtë fol.]”
