Sfidë e hapur televizive/ “Ferma VIP” me Arbana Osmanin tenton përballjen ‘flakë për flakë’ me BBV, ja çfarë vendosi publiku!

Përgatitjet për nisjen e reality show-t më të ri, “Ferma VIP”, po shkojnë drejt fundit, por një lëvizje e fundit nga faqja zyrtare e programit në Instagram ka ndezur rrjetin.

Kjo lëvizje është interpretuar menjëherë si një sfidë e hapur ndaj konkurrentit kryesor, “Big Brother VIP”.

Produksioni ka vendosur të kërkojë mendimin e ndjekësve përmes një sondazhi për të përcaktuar ditët e transmetimit të spektaklit live.

Alternativat e ofruara ishin dy: “E hënë – E premte”, ose “E martë – E shtunë”. Kjo alternativë e dytë nuk është aspak e rastësishme, pasi përkon ekzaktësisht me ditët e transmetimit të BBV në Top Channel.

Kjo tentativë për të ndarë audiencën në të njëjtin orar merr përmasa edhe më të mëdha duke pasur parasysh se në krye të “Ferma VIP” do të jetë Arbana Osmani.

Prej muajsh, raportet mes moderatores dhe ish-televizionit të saj janë përfolur për një krisje të thellë, të shoqëruara shpesh me “thumba” dhe mesazhe të nënkuptuara nga të dyja palët.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës për një përballje “zjarr për zjarr” (siç komentonin disa ndjekës në postim), shumica e publikut duket se ka një tjetër preferencë.

Sipas rezultateve të sondazhit, plot 66% e votuesve kanë zgjedhur opsionin “E hënë – E premte”, duke lënë alternativën e përballjes direkte me BBV në vetëm 34%.

Publiku mesa duket preferon t’i ketë të dyja formatet në ditë të ndryshme për t’i ndjekur të qetë.

Screenshot

Screenshot