“Para Big-ut, kam përdorur terapi afatgjatë”- Efi Dhedhes në një rrëfim si kurrë më parë: Kam përdorur medikamente shamanike”

Në 30-vjetorin e lindjes, Efi Dhedhes ka vendosur të heqë çdo filtër dhe të tregojë realitetin e saj të padukshëm pas imazhit perfekt në rrjetet sociale.

E ftuar në podcastin e Grida Dumës, ish-banorja e “Big Brother VIP” vjen me një rrëfim ekskluziv dhe thellësisht personal, i cili shërben edhe si një mesazh i fortë për të rinjtë mbi suksesin dhe pasiguritë.

Në promon e publikuar, paralajmërohet një bisedë e hapur për momentet e errëta që fshihen pas ngjyrave të Instagramit. Efi dëgjohet të flasë pa doreza për betejat e saj të brendshme, nevojën për terapi dhe presionin e madh për t’i vërtetuar vlerat e saj të tjerëve.

“Para se unë të futem në Big, unë kam bërë terapi afatgjatë. Aty fillova të dëgjoj dhe të kuptoj se çfarë unë i bëja vetes… doja t’i provoja vetes time, prindërve dhe njerëzve të tjerë që unë jam kjo, dhe kur arrita atë që unë doja, aty rashë edhe më keq,” – rrëfen ajo në fragmentin e shkëputur.

Më tej, biseda merr një tjetër rrjedhë kur Efi prek temën e marrëdhënieve toksike dhe rrugët e pazakonta që ka ndjekur për të gjetur paqen dhe për të kuptuar veten më thellë.

“Ka pasur momente që kam thënë kjo nuk është dashuri edhe pikë. Nuk mundesh të trajtosh një njeri që e do në këtë lloj mënyre. Kam përdorur edhe medikamente shamanike për të shkuar në një vetëdije më të lartë.”

Kjo intervistë e shumëpritur, që e sjell Efin ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, do të transmetohet sot (të dielën) në orën 19:00, në kanalin zyrtar të Grida Dumës në YouTube.