Promoja paralajmëruese e “Ferma VIP” ka tërhequr vëmendje të madhe jo vetëm për konceptin, por edhe për cilësinë e lartë të realizimit. Dhe duket se pas kësaj fshihet një investim kolosal.
Raportohet se i gjithë produksioni i reality show-t që do të drejtohet nga Arbana Osmani është jashtëzakonisht i kushtueshëm, duke u përfolur për një shifër që mund të arrijë miliona euro, kjo pasi i gjithë stafi dhe ekspertiza teknike thuhet se ka ardhur nga Italia.
Për të treguar standardin e lartë me të cilin po punohet, regjisori i “Ferma VIP”, Eduart Grishaj, ka publikuar një video nga prapaskenat e xhirimeve.
Në këtë video, ai shfaqet mes pajisjeve të fjalës së fundit të teknologjisë, duke theksuar se po punohet me pajisje kinematografike.
“Jemi në një set filmi. Po xhirojmë me dy kamera “Arri”, që do të thotë këto janë kamerat që xhirojnë filmat në gjithë botën. Skenografia, ndriçimi, standardi më i lartë dhe besoj që këtë vit cilësia është e jashtëzakonshme. Nuk po i lëmë asnjë gjë mangut në asnjë drejtim,” – dëgjohet të thotë Grishaj në video.
Ky premtim nga regjisori rrit edhe më shumë pritshmëritë e publikut, duke lënë të kuptohet se “Ferma VIP” synon të sjellë një standard të ri dhe të paprecedentë në realizimin e reality show-ve në Shqipëri.
