Lidhje shpirtërore apo parandjenjë? Gimbo shpërthen në BBV nga ankthi për Gjestin: Diçka po më dhemb

Një seri videosh emocionuese të Gimbos brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” kanë pushtuar rrjetin orët e fundit.

Këto pamje po tregojnë një anë më të brishtë dhe të shqetësuar të banorit, teksa ai shfaq vazhdimisht merak për mikun e tij të ngushtë, këngëtarin e njohur Gjesti.

Në njërën prej videove, Gimbo shfaqet duke i thënë hapur shtëpisë se dëshiron shumë të shohë mikun e tij, duke u shprehur i emocionuar:

Pse bre s’më sillni surprizë Gjestin? Ma bëni një surprizë Gjestin të shoh atë djalin tim se s’e kam parë qe 15 ditë… inshAllah je mirë o bir, moti s’të kam pa.”

Ndërkohë, në një bisedë më intime me Selinën, ai rrëfen për një gjendje të rënduar emocionale që po e shoqëron gjatë netëve të fundit:

Më kap shpirt natën panik, ankth… Kështu kur po jam po më kap shpirt. Këtu diçka po më dhemb (tregon me dorë nga zemra). Natën shpirt, si të bjen terri.”

Ky shqetësim i Gimbos ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Shumë ndjekës besojnë se mes dy djemve ka një lidhje aq të fortë shpirtërore, saqë Gimbo po parandjen situatën e rëndë në të cilën ndodhet miku i tij jashtë shtëpisë.

Kujtojmë se Gjesti aktualisht ndodhet në paraburgim pas një incidenti të rëndë dhe akuzave për kanosje me armë ndaj përfaqësuesve të shtëpisë diskografike “Onima”.

Nga ana tjetër, disa përdorues në rrjet sugjerojnë një shpjegim më logjik për ankthin e Gimbos: Fakti që brenda shtëpisë nuk po vendosen këngë të reja nga Gjesti (siç ndodh zakonisht kur artistët publikojnë projekte të reja teksa miqtë e tyre janë në lojë), mund t’i ketë dhënë Gimbos sinjalin e qartë se mosmarrëveshjet me menaxhmentin nuk janë zgjidhur dhe gjërat jashtë nuk po shkojnë mirë për mikun e tij.

v14044g50000d6qqsavog65s8sco3k80