Me afrimin e nisjes së reality show-t “Ferma VIP”, i cili vjen nën moderimin e Arbana Osmanit, kurioziteti i publikut është në kulm.
Së fundmi, opinionisti i njohur Olti Curri ka dhënë mendimin e tij “të kripur” rreth promos prezantuese, duke zbuluar njëkohësisht edhe disa prapaskena të papritura.
I pyetur se si i ishte dukur spoti paralajmërues i programit, Olti ngriti pikëpyetje mbi konceptin e tij, duke zbuluar disa detaje se si do të duket në të vërtetë ambientet ku do të qëndrojnë VIP-at.
“Promoja ishte si në mesjetë. A ka lidhje me shtëpinë, edhe Ferma do jetë si në mesjetë? Apo ishte një promo që s’ka lidhje me vazhdimin, se mua më kanë thënë që ferma do jetë moderne, do jetë e bardhë, me pishinë,” – u shpreh ai.
Por, deklarata më e bujshme erdhi pak më pas. Olti tregoi hapur se ai vetë ka qenë në negociata me Arbana Osmanin për të marrë rolin e opinionistit në këtë format.
Megjithatë, marrëveshja mes tyre nuk u finalizua. Me sinqeritetin që e karakterizon, ai tregoi se arsyeja e refuzimit ishte ana financiare, duke theksuar se “nuk ranë dakord për pazarin”.
