Pak ditë më parë, një bisedë mes Edisës dhe Juelës bëri xhiron e rrjetit.
Vajzat hodhën dyshime se mes Brikenës dhe moderatorit të programit, Ledion Liço, mund të ketë një simpati të ndërsjellë, duke imituar me ironi shenjën e zemrës që Brikena bën shpesh drejt ekranit gjatë spektaklit.
Por, duket se ky diskutim nuk i ka shpëtuar aspak syrit të Ledionit, i cili ka zgjedhur t’u përgjigjet me po të njëjtën monedhë dhe me shumë sportivitet.
Në hapje të spektaklit të mbrëmshëm, sapo ka zbritur në skenë, moderatori u është drejtuar ish-banoreve të ulura në panel pikërisht me shenjën e famshme të zemrës me gishta.
Për ta bërë “kunjën” edhe më të qartë dhe për të goditur drejtpërdrejt aludimet e Edisës, Ledioni e kaloi situatën me një batutë therëse:
“Jo se do thonë dhe juve që ju kam qejf, po ju jeni jashtë.”
Ky reagim epik shkaktoi menjëherë të qeshura në studio. Përmes kësaj ironie të hollë, moderatori tregoi se është në dijeni të çdo thashethemi që qarkullon brenda mureve të shtëpisë, duke ua mbyllur gojën gojëdhënave me stil dhe humor.
