Lidhja telefonike e Toni Bollatit në “Big Brother VIP Fan Club” nuk u ndal vetëm te përplasja e ashpër me moderatoren Kiara Tito.
Babai i Selinës ka shkuar edhe më tej, duke lëshuar një sërë akuzash të forta ndaj produksionit dhe duke zbuluar një “kurth” të paprecedentë që ai pretendon se e ka ngritur vetë për t’i demaskuar.
Zanafilla e kësaj situate lidhet me një debat të fortë brenda shtëpisë mes Selinës dhe Rogertit.
Gjatë përplasjes, ky i fundit kaloi në ofendime personale, duke i përmendur familjen dhe duke i thënë drejtpërdrejt fjalët e rënda: “Ti e ke babain në burg”.
Por si e dinte Rogerti këtë “fakt”?
Këtu vjen deklarata bombastike e Toni Bollatit. Ai u shpreh hapur se historia e burgut ishte një gënjeshtër e sajuar tërësisht nga vetë ai jashtë shtëpisë, pikërisht për të testuar nëse produksioni i kalon informacione nga jashtë Rogertit për të sulmuar vajzën e tij.
“E kam sajuar vetë punën e burgut, e kam sajuar aq bukur,” – deklaroi ai me bindje.
Me këtë deklaratë, Toni lë të kuptohet qartë se fakti që Rogerti e përdori këtë informacion të rremë (dhe të shpikur rishtazi) si armë kundër Selinës, vërteton dyshimet e tij: produksioni po favorizon Rogertin duke e furnizuar me informacione nga jashtë për të dëmtuar lojën e vajzës së tij.
Pas kësaj akuze të rëndë që ngre pikëpyetje të mëdha mbi rregullat dhe transparencën e formatit, Toni e mbylli lidhjen telefonike me një kërkesë ultimative.
Ai u shpreh se shpreson që produksioni më në fund t’i japë fjalën dhe t’i mundësojë përballjen e shumëkërkuar në spektaklin e Prime-it, diçka që ai pretendon se e kërkon prej kohësh.
