Telefon në Dhomën e Rrëfimit? Brikena harron kamerat dhe zbulon komunikimin e fshehtë (Video)

Gjatë një bisede me Shendritin dhe Mateon në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Brikena ka ndarë një detaj që ka tërhequr vëmendjen e shikuesve.

Ajo tregoi se, teksa kalonte pranë Dhomës së Rrëfimit, kishte dëgjuar Baby G duke folur me motrën e saj.

Sipas Brikenës, gjatë këtij komunikimi, motra e kishte këshilluar Baby G që të mos debatonte me të. Ndërkohë, menjëherë pas kësaj deklarate, Mateo u vu re teksa ndërhyri për të ndërruar temën e bisedës.

Kalova njëherë në Dhomën e Rrëfimit dhe dëgjova Baby G duke folur me motrën e vet, edhe ajo i thoshte ‘mos u zër me Brikenën’…” – është shprehur ajo.

Ky fragment është shpërndarë në rrjetet sociale, duke ngritur diskutime mes ndjekësve nëse produksioni ka lejuar një komunikim mes banores dhe familjarëve të saj, gjë që shkon kundër rregullit bazë të izolimit të formatit