E bujshme: A ka ndërruar jetë Netanyahu?

Zërat dhe spekulimet rreth fatit të Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë pushtuar rrjetet sociale së fundmi.

Përdoruesit ngritën dyshime nëse lideri izraelit ishte vrarë në një sulm ajror, pasi një pamje e shkëputur nga një fjalim e shfaqte atë me gjashtë gishta në njërën dorë, duke i bërë njerëzit të besojnë se videoja ishte krijuar nga Inteligjenca Artificiale për të mbuluar vdekjen e tij.

Zyrtarët kanë konfirmuar se lajmet janë tërësisht të rreme dhe nuk ka asnjë të dhënë që Netanyahu të jetë shënjestruar apo të ketë lënë Izraelin.

Pamja mashtruese u sqarua nga analistët: nuk bëhej fjalë për një “deepfake”, por thjesht për një video të ngrirë (screenshot) në një moment specifik, ku lëvizja dhe buza e dorës së tij krijuan iluzionin e një gishti shtesë.

Të gjitha provat tregojnë se Netanyahu vazhdon të drejtojë fushatën ushtarake nga Izraeli. Të enjten, ai mbajti një konferencë për shtyp lidhur me fushatën kundër Iranit, duke deklaruar: “Ne nuk po presim. Ne po iniciojmë, po sulmojmë dhe po e bëjmë këtë me forcë.”

Sa i përket mungesës së tij në rrjetet sociale gjatë 24 orëve të fundit, kjo është një procedurë rutinë, pasi përkon me Shabbat-in (ditën e pushimit hebre që zgjat nga e premtja deri të shtunën në mbrëmje).