Duket se tensionet mes vajzave të njohura të ekranit dhe rrjeteve sociale nuk kanë të ndalur. Së fundmi, blogerja e njohur Hati ka hedhur një kunjë të fortë në drejtim të modeles dhe ish-banores së Big Brother VIP, Françeska Murati.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Hati ka publikuar një video ku shfaqet duke hipur në një avion luksoz, por vëmendjen e mori përshkrimi i saj mjaft i drejtpërdrejtë.
Në mbishkrimin e videos, Hati shkruan: “Pres fotokopjet pa ngjyra t’ma kopjojnë këtë video, siç janë munduar me helikopterin”

Pse përflitet Françeska Murati?
Edhe pse Hati nuk ka përmendur emra konkretë, Hati dukshëm i drejtohet Françeskës. Kjo për shkak se të dyja vajzat njihen për jetën e tyre luksoze dhe postimet me veshje firmato e udhëtime të shtrenjta.
Pak kohë më parë, Françeska u komentua gjerësisht për postimet e saj në helikopter, një lëvizje që sipas Hatit, ka qenë një përpjekje për të imituar përmbajtjen e saj origjinale.
Por pak minuta më pas Hati është penduar dhe ka zgjedhur një gjuhë më të përgjithësuar por po aq thumbuese. Ajo tashmë shkruan:
“Pres t’ma kopjoni dhe këtë video si të gjitha”.
