Shtëpia e “Big Brother VIP” po ngjan gjithnjë e më shumë me një “fuçi baruti” gati për të shpërthyer nga momenti në moment.
Një nga dinamikat më të tensionuara të ditëve të fundit është padyshim përplasja e ashpër mes Selinës dhe Juelës, e cila së fundmi ka rrezikuar seriozisht të kalojë në agresion fizik.
Pas disa debateve të njëpasnjëshme dhe sulmeve të vazhdueshme verbale nga ana e Juelës, duket se Selina e ka humbur plotësisht durimin dhe kontrollin. Toleranca e saj ka arritur në pikën zero.
Në një moment kulminant të sherrit, Selin nuk është përmbajtur më. Ajo i është afruar Juelës me mjaft nervozizëm dhe, duke e parë drejt e në sy, i është drejtuar me një gjuhë tejet kërcënuese dhe ofenduese.
“Ta rras një [shpullë] turinjve që e sheh veten në tokë, injorante!” – ka shpërthyer ajo duke lëshuar paralajmërimin e fortë.
Pas këtij momenti tepër të tensionuar, Selin ka zgjedhur të kthejë kurrizin dhe të largohet menjëherë nga ambientet ku ndodhej Juela, për të shmangur një degradim të mëtejshëm të situatës.
Megjithatë, ky kërcënim i hapur për dhunë fizike pritet të diskutohet gjerësisht dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim apo masë penalizuese nga “Vëllai i Madh”.
