Miri po kalon ditë mjaft të tensionuara dhe të vështira brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Pas debateve të ashpra të njëpasnjëshme me banorët e tjerë, ku i është përmendur shpesh bashkëshortja dhe raporti i ndërlikuar me Selinën, presioni ndaj tij ka arritur kulmin.
Por, nëse brenda shtëpisë duket se po e sulmojnë nga të gjitha anët, jashtë mureve të saj ai ka një mbështetje të hekurt! Miku i tij prej shumë vitesh dhe kolegu i grupit, Landi Hysi, ka bërë një reagim të fuqishëm publik për t’i dalë në krah.
Në llogarinë e tij në Instagram, Landi ka publikuar një foto bardhë e zi ku shfaqet krah Mirit, shoqëruar me një mesazh mjaft domethënës.
Duke përshtatur vargjet e reperit amerikan Ice Cube si një mesazh të koduar për atë që po ndodh brenda shtëpisë, Landi shkruan:
“Nëse e shkatërroj planetin, s’është asgjë, një lojë e pistë më detyroi ta bëj”.

Për t’i vënë kapakun dhe për të treguar se ku qëndron ai në të gjithë këtë situatë, Landi e mbyll postimin me fjalët e prera me shkronja të mëdha:
“MIRI. MIRI DHE VETËM MIRI”
