Këngëtari i njohur Gjeto Luca ishte së fundmi i ftuar në emisionin “She’s on air” në Top Albania Radio, ku ndau disa detaje rreth projekteve të tij muzikore, por edhe komentoi zhvillimet në “Big Brother VIP Albania 5”.
Gjatë intervistës, moderatoret e emisionit e ngacmuan artistin edhe për rrugëtimin e djalit të tij, Marko, i cili është pjesë e garës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në një moment, moderatorja Livia e pyeti këngëtarin se cilën nga vajzat e shtëpisë do ta shihte si nusen ideale për djalin e tij. Pa hezitim, Gjeto Luca përmendi emrin e Juelës, duke lënë të kuptohet se ajo i duket një zgjedhje e përshtatshme.
Megjithatë, kur u pyet nëse mendon se Markos do t’i pëlqente Juela, këngëtari u shpreh se nuk është shumë i sigurt për këtë.
Pjesë nga intervista:
Po të kishte zgjedhur një ‘nuse’ ideale në shtëpinë e “Big Brother”, për ty cila do të ishte?
Për mua? Më pëlqen kjo nga Laçi, si e ka kjo
Juela
Juela më duket si më pak që e ka gojën e keqe. Është më e mirë, duke se ka një karakter më besnik. Po prapë nuk e vulos dot pasi përderisa hyjnë me lujt dhe ai që hy për të fituar atë, normalisht që duhet me dalë prej veti.
Duke njohur Markon, mund t’i pëlqente Juela? Në një rast që mund të ishte beqar
Jo, se di. Nuk e besoj
Cila do ishte vajza që mund t’i pëlqente më shumë?
Ndoshta Selin, ndoshta ajo nga Kosova
