Me kë e ka? Alessio: “Ka shumë injorantë brenda BBV” (Video)

Alessio, ish-banori që befasoi me vendimin për të lënë në mes rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP”, ka filluar të flasë hapur dhe pa doreza për dinamikat dhe karakteret që ka lënë pas në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

I ftuar së fundmi në një intervistë për Top Albania Radio, atij i është bërë një pyetje mjaft “ngacmuese” dhe e drejtpërdrejtë: Mund të më thuash kush është fallco apo injorant aty brenda?

Ndonëse vendosi të tregohet disi diplomat duke mos dhënë emra konkretë, përgjigjja e tij ishte një goditje e fortë për një pjesë të mirë të kastit aktual.

Alessio la të kuptohet se shtëpia është e mbushur me profile të tilla dhe theksoi se publiku jashtë është mjaftueshëm i zgjuar për t’i dalluar vetë.

“Ke sa të duash. E kuptoni vetë, nuk do ta nxjerr vetë,” – u shpreh ai me bindje.

Për ta mbyllur këtë diskutim, ai dha një mesazh mjaft domethënës për atë se çfarë pret të shohë në finalen e madhe të këtij edicioni: “Unë thashë, ishalla fiton inteligjenca.”