I përmendi bashkëshorten, Miri i drejtohet Malit: “Kur të gjesh ti grua, do të vi unë ndonjë ditë dhe do ta…”

Raporti i ndërlikuar mes Mirit dhe Selinës, si dhe jeta bashkëshortore e Mirit jashtë shtëpisë, vazhdon të jetë “thembra e Akilit” që banorët e tjerë përdorin për të goditur gjatë debateve.

Së fundmi, ka qenë Mali ai që ka hapur sërish këtë temë delikate.

Mali e ka vendosur Mirin me shpatulla pas murit duke bërë një analizë dhe krahasim të fjalëve që ai përdor për gruan e tij dhe atyre që i ka thënë Selinës brenda lojës, duke kërkuar llogari për ndjenjat e tij.

Selinës dhe gruas i ke thënë ‘të dua’. Pse s’i the ‘të dashuroj’ kur është dallim kaq i madh? A ka dallim ‘të dua’ me ‘të dashuroj’?” – e ka pyetur Mali me ironi.

Kjo pyetje dhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë në jetën e tij familjare ka bërë që Miri të humbasë qetësinë dhe t’i kthehet me një ton mjaft të ashpër dhe paralajmërues. Duke e konsideruar një tejkalim të çdo limiti, Miri i ka kërkuar llogari Malit që të mos merret me familjen e tij:

Me gruan time ti s’ke shanse të merresh, ti! Kur të gjesh ti grua në jetën tënde, do vij unë ndonjë ditë dhe do ta përmend unë atë gruan pastaj, do ta shohësh si ndjehesh,” – ka shpërthyer ai.