Lore, këngëtarja e cila u bë edhe më e njohur për publikun e gjerë pas rrugëtimit të saj si banore në “Big Brother VIP Albania”, ka dhënë së fundmi një intervistë ku nuk i ka shpëtuar pyetjeve mjaft pikante.
Gjatë bisedës, asaj i është kërkuar të zbulojë se cili ka qenë komenti ose mesazhi më i çuditshëm që ka marrë ndonjëherë nga fansat e saj në rrjetet sociale.
Pa e menduar dy herë dhe duke folur pa komplekse, Lore ka pranuar se komenti që i kishte bërë më shumë përshtypje ka qenë vërtet “me pullë të kuqe”.
“Duke qenë se zëri im iu vjen shumë sensual, më kanë dërguar mesazh duke më treguar që dëgjojnë këngën time teksa bëjnë s*ks,” – u shpreh ajo.
Ky rrëfim i sinqertë dhe i guximshëm ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave rozë, duke provuar se përveç famës nga formati televiziv, muzika dhe zëri i Lores paskan edhe një ndikim mjaft “të nxehtë” tek publiku i saj!
