Zbulohen pamjet e para! Ja si do të duken ambientet përrallore të “Ferma VIP 3” (FOTO)

Teksa kurioziteti i publikut për nisjen e edicionit të ri të “Ferma VIP” po rritet çdo ditë e më shumë, duket se produksioni ka vendosur të na japë “shijen” e parë të asaj që na pret këtë sezon.

Faqja zyrtare e programit në Instagram ka ndarë së fundmi një imazh në Instastory që i ka lënë të gjithë të mahnitur.

Më foton e publikuar shfaqet një ambient fantastik i rrethuar nga natyra: një shtëpi ferme me arkitekturë moderne, dritare të mëdha xhami, harqe elegante dhe një lëndinë e pafundme e mbushur me lule të bardha, nën një ndriçim magjik perëndimi.

Ndonëse pamja duket aq e kuruar sa ngjan si e dalë nga përrallat (apo një dizajn paraprak 3D), ndjekësit dhe fansat e programit janë të bindur se ky nuk është aspak një postim i rastësishëm.

Tashmë mbetet vetëm të presim për të parë ndërtimin real dhe për të zbuluar se cilët do të jenë VIP-at që do të jetojnë në këtë oaz magjik!