Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, e cila ka spikatur gjithmonë për bukurinë, sharmin dhe stilin e saj të kuruar, na ka vërtetuar së fundmi shprehjen se “dardha bie nën dardhë” kur bëhet fjalë për gjenetikën!
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit një portret mjaft të ëmbël dhe elegant të mamasë së saj.
Ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen, përveç ngjashmërisë së madhe në tipare mes nënë e bijë, është pamja tejet rinore e saj.
Duke mos e fshehur krenarinë, Françeska ka shkruar bashkëngjitur fotos:
“Mamaja ime është 60 vjeç dhe duket më e re se unë”

Vërtet, zonja në foto shfaqet me një portret shumë të freskët, rrezatues dhe me flokë të shkurtër plot stil, duke dëshmuar se mosha është thjesht një numër dhe se bukuria natyrale qenka e trashëguar në familjen e tyre.
