Nikol është një nga banoret më të reja që i është bashkuar së fundmi shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Që në momentet e para të rrugëtimit të saj, 23-vjeçarja tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe të banorëve të tjerë për bukurinë, sharmin dhe elegancën që e karakterizon.
Por, përpos paraqitjes dhe dinamikave të saj të para në lojë, ditën e sotme vëmendjen e ndjekësve e ka marrë një detaj fizik mjaft i veçantë.
Teksa po qëndronte në ambientet e jashtme të shtëpisë gjatë debatit Mali-Rogert, kamerat kanë fokusuar një tatuazh të madh që ajo mban në kurriz.
Siç shihet qartë edhe nga pamjet e publikuara, Nikol ka zgjedhur të vizatojë dy krahë engjëlli, të realizuar me një kontur mjaft fin në bojë të kuqërremtë.

Ky detaj artistik në trupin e saj po komentohet nga fansat në rrjetet sociale, duke i shtuar një detaj interesant dhe paksa “rebel” imazhit të saj të kuruar.
