Bashkëshortja e Mirit pranon se ai e pëlqen Selinën, ja çfarë deklaroi gjatë emisionit

Trekëndëshi i krijuar (dashje pa dashje) mes Mirit, Selinës dhe bashkëshortes së tij jashtë, Rabeas, vazhdon të jetë kryefjala e këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Pas mesazhit mbështetës që i dërgoi Mirit në “Big Love”, Rabea ka vendosur të flasë hapur dhe me zë për herë të parë.

Ajo ka qenë në një lidhje telefonike për emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio (me moderatore Elona Duron), ku në studio ishte i ftuar edhe miku i ngushtë e kolegu i Mirit, Roland Hysi.

Gjatë bisedës, Rabea u pyet drejtpërdrejt se si ishte ndjerë kur pa videon e Mirit në dhomën e rrëfimit, ku ai shfaqej me lot në sy dhe shprehej: “E dua”.

Ndryshe nga çfarë mund të pritej, bashkëshortja e Mirit u shfaq shumë e qetë, duke u shprehur se nuk ishte aspak e surprizuar nga ai material dhe duke sqaruar natyrën e këtij “pëlqimi”.

Unë e dija këtë video sepse ne si publik jashtë e kemi parë dhe nuk ishte një gjë e re, por gjithashtu e kam pritur që do të jepej një ditë. Është njësoj siç e ka thënë edhe Miri, ka thënë të dua jo sepse e dashuron, por sepse e admiron për karakterin që ajo ka,” – theksoi Rabea live në emision.

Me këtë deklaratë, ajo ka konfirmuar se është plotësisht e vetëdijshme për afrimitetin dhe pëlqimin (në rrafshin njerëzor) që Miri ka për Selinën brenda shtëpisë, duke rrëzuar poshtë çdo aludim për xhelozi, tradhti apo krisje të martesës së tyre jashtë.