Arrestimi i Gjestit, Xheneta Fetahu reagon publikisht: “Të gjithê e dimë se…” (Foto)

Arrestimi i bujshëm i reperit Gjesti pas një konflikti me armë zjarri në zyrat e një kompanie menaxhimi, ka shokuar opinionin publik.

Ndërkohë që ngjarja po hetohet, sytë e fansave kanë qenë të drejtuar nga njerëzit e tij më të afërt për të parë reagimet e tyre. Padyshim, vëmendja më e madhe ishte tek Xheneta Fetahu.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, e cila ndau një rrugëtim të gjatë dhe krijoi një lidhje shumë të afërt e të përfolur me reperin brenda shtëpisë, ka zgjedhur të mos qëndrojë në heshtje.

Përmes një postimi në Instastory, Xheneta i ka dalë në mbrojtje Gjestit, duke theksuar se presioni dhe padrejtësitë e kanë shtyrë drejt këtij shpërthimi.

Në reagimin e saj, ajo shprehet e zhgënjyer nga njerëzit që janë nxituar ta kryqëzojnë reperin pa kuptuar gjendjen e tij të rënduar emocionale.

“Po shoh situatën me Gjestin dhe m’habit sa shpejt disa njerëz bëhen gjykatës. Të gjithë e dimë çfarë periudha ka kaluar. Disa sjellje janë të gabuara, po kur një person mbledh presion dhe padrejtësi për kohë të gjatë, reagimi nuk është gjithmonë ai që pritet,” – shkruan Xheneta.

Më tej, ajo shton se është shumë e lehtë të flasësh nga jashtë, por është e vështirë të kuptosh se çfarë e çon një njeri deri në pikën e fundit.

Nuk po arsyetoj askënd, po një gjë është e qartë, që kur presioni rritet edhe kufizimet shtohen, situatat shpërthejnë. Ndonjëherë zgjedhja më e mençur është me qetësu situatën para se me u bë më keq,” – ka përfunduar ajo mesazhin e saj mbështetës.