Suksesi i “Big Brother VIP Kosova 4” duket se po përkthehet në shifra marramendëse për finalistët e tij.
Elijona Binakaj, e cila rrëmbeu zemrat e publikut dhe u rendit e dyta në garën e madhe (pas fituesit Londrim Mekaj), është kthyer tashmë në një nga emrat më të kërkuar nga bizneset.
Pas ekspozimit të jashtëzakonshëm televiziv, popullariteti i influenceres ka kapur majat, duke bërë që ajo të vendosë tarifa tepër të kripura për reklamimet në rrjetet e saj sociale.
Sipas burimeve, për publikimin e vetëm një videoje promocionale në profilin e saj, Elijona kërkon plot 7,500 euro! Ndërsa, nëse një biznes kërkon një “paketë” me dy video, çmimi total arrin në rreth 14,000 euro.
Por “rregullat” e influenceres nuk mbarojnë me kaq! Këto shuma të majme nuk i garantojnë bizneseve një reklamë të përjetshme. Mësohet se materialet promocionale qëndrojnë në profilin e Elijonës vetëm për një periudhë të kufizuar 3-mujore.
Elijona ishte pa diskutim një nga zbulimet e këtij edicioni, e cila fitoi mbështetje masive për qëndrimin e saj të fortë dhe mënyrën e komunikimit, pavarësisht moshës së re.
